Aleanca për Media Etike

Aleanca për Media Etike është një grup vullnetar i mediave shqiptare të përkushtuara për të zbatuar rigorozisht Kodin e Etikës së Gazetarit. Anëtarët zbatojnë vendimet për shkelje në raportim të marra nga Bordi të Etikës, i përzgjedhur nga anëtarët e AME-s.

Kush jemi?

Misioni i Aleancës

Misioni i Aleancës për Media Etike është që të promovojë raportimin cilësor në të gjitha format, në mënyrë që t’i tregojë publikut se anëtarët e Aleancës janë burimet e besueshme të informacionit.
Të fuqizojë dhe të promovojë një grup mediash të përkushtuara ndaj etikës për të bërë dallimin në publik mes mediave etike dhe atyre abuzive.
Të gjejë mekanizma financiarë për të fuqizuar ekonomikisht mediat e Aleancës.
Të forcojë kapacitetet e gazetarisë së mirë për të gjithë anëtarët
Të lobojë dhe pregatisë platformën ligjore për kopirajtin në media.

Anëtarët

Aleanca mbron anëtarët e saj ndaj presioneve dhe sulmeve të padrejta të qeverisë apo individëve me interesa të dyshimta.
SHIH GJITH ANËTARËT

Vendime

Vendime te publikuara se fundmi
Xheni Karaj Aleanca LGBTI dhe Arbër Kodra organizata OMSA -  “Xhadat” në MCN TV

Ankuesi: Xheni Karaj Aleanca LGBTI dhe Arbër Kodra organizata OMSA
Kundër: Emisionit “Xhadat” në MCN TV dhe mcntv.al
Shkelja: Neni 1, 8, 9, 17
Vendimi: Miratohet

Më Shumë
Blerjana Bino - Prapaskena.com

Ankuesi: Blerjana Bino
Kundër: Prapaskena.com
Shkelja: Neni 1, 9
Vendimi: Miratohet

Më Shumë
Agim Fjolla/ Grupi Balfin - Sot.com.al

Ankuesi: Agim Fjolla/ Grupi Balfin
Kundër: Sot.com.al
Shkelja: Neni 1
Vendimi: Miratohet

Më Shumë

Si të postosh një ankesë

Pranë AME-s mund të paraqesë ankesë çdo palë e interesuar, individ apo organizatë që pretendon se i është shkelur e drejta nga shkeljet e kodit ose keqpërdorimi i informacionit në një artikull të lajmeve, editorial, foto etj.
Edhe pse AME shqyrton të gjitha ankesat e paraqitura, që Bordi i Etikës të marrë një vendim duhet që ankesa e paraqitur të përqendrohet në një shkelje specifike të standardeve gazetareske ose etike. Ankesat që përfshijnë veprime ligjore ose shkeljet të natyrës ligjore nuk janë në kompetencën e Aleancës. AME pas shqyrtimit vendos në lidhje me trajtimin ose jo të një ankese.
Ankesën tuaj mund ta dërgoni duke klikuar tek butoni “Artikull joetik?” që gjendet në faqet e mediave anëtare të AME-s ku do ju hapet një formular të cilin duhet ta plotësoni. Formulari i ankesës përmban median në të cilën është kryer shkelja, datën e botimit të artikullit/shkrimit/videos, përshkrimin shkurt të arsyes përse ju ankoheni. Duhet të përcaktoni se çfarë kërkoni përmes ankesës:
  • Botimin e përgënjeshtrimit nga media përkatëse
  • Fshirjen e materialit të publikuar
  • Korrigjim
  • Ndjesën publike
  • Tjetër (plotësim )
Aleanca për Media Etike është një grup vullnetar i mediave shqiptare të përkushtuara për të zbatuar rigorozisht Kodin e Etikës së Gazetarit. Anëtarët zbatojnë vendimet për shkelje në raportim të marra nga Bordi të Etikës, i përzgjedhur nga anëtarët e AME-s.
Kjo faqe interneti është ndërtuar me mbështetjen e UNESCO-s si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja "Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi". Përmbajtja e publikuar në këtë faqe interneti nuk përfaqëson pikëpamjet e UNESCO-s, as të Bashkimit Evropian. .