Anëtarët

Aleanca mbron anëtarët e saj ndaj presioneve dhe sulmeve të padrejta të qeverisë apo individëve me interesa të dyshimta.

Si të bëhesh anëtar i AME-s

E vetmja mënyrë për të kufizuar qeveritë në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve që cënojnë aktivitetin e medias dhe gazetarëve është vetë – rregullimi i punës tonë.

Bashkohu tani me komunitetin e gazetarëve profesionistë dhe medias, në përpjekjen për të rritur standardet profesionale, për të promovuar gazetari cilësore dhe për të forcuar vetë-rregullimin si garancia e vetme e mbrojtjes së lirisë së medias, në Shqipëri.

Anëtarësimi ynë është gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë organizatat mediatike.
Si anëtar i Aleancës për Media Etike, mund të jeni pjesë e një komuniteti profesionistësh që bashkëpunojnë në zbatimin e kodit të etikës dhe vetë-rregullimit me qëllim promovimin e një medie të lirë dhe të besueshme në shoqërinë shqiptare.

Anëtarësia është e hapur për çdo media, qoftë ajo gazetë, faqe internet, televizion apo stacion radio.

Për të mësuar më shumë, ose për t’u bashkuar me AME-n dërgoni një email në: [email protected]
Aleanca për Media Etike është një grup vullnetar i mediave shqiptare të përkushtuara për të zbatuar rigorozisht Kodin e Etikës së Gazetarit. Anëtarët zbatojnë vendimet për shkelje në raportim të marra nga Bordi të Etikës, i përzgjedhur nga anëtarët e AME-s.
Kjo faqe interneti është ndërtuar me mbështetjen e UNESCO-s si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja "Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi". Përmbajtja e publikuar në këtë faqe interneti nuk përfaqëson pikëpamjet e UNESCO-s, as të Bashkimit Evropian. .