Në përbërje të Bordit të Etikës janë personalitete në fushën e gazetarisë, jurispudencës dhe shoqërisë civile të njohur për integritet profesional të cilët garantojnë pavarësi të gjykimit. Bordi është përzgjedhur me propozim të anëtarëve të Aleancës, Këshillit Shqiptar të Medias si dhe Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Pesë anëtarët e miratuar janë: Dorian Matlija, jurist, Mark Marku, pedagog nga Departamenti i Gazetarisë dhe ekspert i etikës, Klodiana Kapo nga Faktoje.al, Alice Taylor nga Exit.al si dhe Lorin Kadiu nga Citizens-Channel.
Klodiana Kapo
Anëtare e Bordit të Etikës, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Faktoje.
Klodiana Kapo i është bashkuar skuadrës së “Faktoje” në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive. Ajo vjen në këtë pozicion pas një eksperience trevjeçare si Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin në Organizatën Ndërkombëtare për fëmijë World Vision, ku së fundmi u vlerësuar nga zyra Globale, me çmimin “Global Brand Award”.
Znj, Kapo vjen në “Faktoje” pas një karriere 16 vjeçare në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht çështjet sociale e më konkretisht edukimin dhe sistemin arsimor, shëndetësinë, zhvillimin e rinisë, etj. Në karrierën e saj, Znj. Kapo ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj të përjavshme në gazetën “Shqip”, dhe ka punuar si kryeredaktore në Televizionin Publik Shqiptar.
Klodiana numëron ndërkohë edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata jo qeveritare lokale dhe ndërkombëtare, si dhe është bashkautore në dy libra.
Alice Taylor
Anëtare e Bordit të Etikës, gazetare dhe shkrimtare e pavarur britanke në Shqipëri
Alice Taylor është një gazetare investigative e pavarur hulumtuese britanike që nga viti 2016 pasi kaloi shtatë vjet duke punuar në firmat ligjore të korporatave.
Aktualisht Alice jeton në Shqipëri. Ajo mbulon korrupsionin, krimin financiar, çështjet e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe lirinë e medias si në Shqipëri dhe Maltë, që jetojnë aktualisht në të parën dhe kanë jetuar për një dekadë në të dytën.
Alice flet dhe shkruan në anglisht dhe shqip, kontribuon në transmetimet lokale dhe ndërkombëtare mbi temat që mbulon dhe jep rregullisht diskurse në universitete dhe kolegje për shkrimet, mediat, lirinë e shprehjes dhe jetën si gazetare e pavarur në Ballkan.
Prof. Assoc. Mark Marku
Anëtar i Bordit të Etikës, publicist i njohur dhe pedagog.
Prof.Asoc. Mark Marku është anëtar i Bordit të Etikës së Këshillit Shqiptar të Medias. Marku është përgjegjes në Departamentin e Gazetarise dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, UT. Është autor i një numri të madh shkrimesh. Mark Marku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Av. Dorian Mantlija
Anëtar i Bordit të Etikës, Drejtor ekzekutiv, Qendra Respublika.
Av. Dorian Matlija është një nga anëtarët e Bordit të Etikës pranë këshillit Shqiptar të Medias. Është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1999, në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica ku më parë ka qenë dhe zv. Drejtor. Doriani ka shërbyer më parë si avokat në studio ligjore “Matlija” ndërsa në fillimet e karrierës së tij ka qenë jursit dhe më pas Drejtor i Drejtorisë juridike në Radiotelevizionin Shqiptar (2002-2005).
Lorin Kadiu
Anëtar i Bordit të Etikës, Drejtor ekzekutiv i Qendrës Citizens Channel.
Ka kryer studimet bachelor në Gazetari dhe Komunikim dhe ka një master shkencor (MSc) për Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej vitesh është angazhuar pranë një sëre mediash lokale dhe ndërkombëtare si gazetar, redaktor dhe trajnues në metodat inovative të gazetarisë. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Citizens Channel.