Kush jemi?

Aleanca për Media Etike është një grup vullnetar i mediave shqiptare të përkushtuara për të zbatuar rigorozisht Kodin e Etikës së Gazetarit. Anëtarët zbatojnë vendimet për shkelje në raportim të marra nga Bordi të Etikës, i përzgjedhur nga anëtarët e AME-s.

Misioni i Aleancës

Misioni i Aleancës për Media Etike është që të promovojë raportimin cilësor në të gjitha format, në mënyrë që t’i tregojë publikut se anëtarët e Aleancës janë burimet e besueshme të informacionit.

Objektivat

  1. Të fuqizojë dhe të promovojë një grup mediash të përkushtuara ndaj etikës për të bërë dallimin në publik mes mediave etike dhe atyre abuzive.
  2. Të gjejë mekanizma financiarë për të fuqizuar ekonomikisht mediat e Aleancës.
  3. Të forcojë kapacitetet e gazetarisë së mirë për të gjithë anëtarët
  4. Të lobojë dhe pregatisë platformën ligjore për kopirajtin në media.