Logoja “e cilësisë”, përfaqëson simbolikisht angazhimin e anëtarëve të Aleancës për raportim cilësor, bazuar në kodin e etikës së gazetarit. Logoja do të jetë e klikueshme dhe do të vendoset në faqet e mediave anëtarëve të Aleancës, ku publiku do të mund të regjistrojë ankesa që lidhen me shkeljet e etikës ose dëmtimit për shkak të raportimit abuziv.

