Politika e Privatësisë

Më poshtë gjeni politikën tonë të privatësisë mbi informacionin personal që mbledhim nga ju, si e përdorim atë dhe si i ruajmë dhe e mbrojmë këtë informacion. Aleancaetike.media është një grup vullnetar i mediave shqiptare i përkushtuar për zbatimin rigoroz të Kodit të Etikës për Gazetarët. Anëtarët zbatojnë vendimet e raportimit të shkeljeve të marra nga Bordi i Etikës, i zgjedhur nga anëtarët e AME. Misioni i Aleancës për Media Etike është të promovojë raportimin cilësor në të gjitha format e tij, në mënyrë që t’i tregojë publikut se anëtarët e Aleancës janë burime të besueshme informacioni. Për të mësuar më shumë se kush jemi ju lutemi vizitoni https://aleancaetike.media/about-us/
Përmbledhje
Ne mbledhim të dhëna vetëm nga një vënd: forma që plotësoni kur bëni një anksesë rreth një artikulli të publikuar nga një prej antarëve të AME. Informacioni që marrim nga ju përdoret vetëm për qëllim të analizimi të mëtejshëm rreth anksesës tuaj dhe për t’ju përditësuar rreth statusit te ankesës
Informacioni që mbledhim për ju
Gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit për të paraqitur një ankesë mbi një artikull të botuar në faqet e mediave anëtare të AME-së, ne mbledhim të dhënat personale të mëposhtëme. Ne i mbledhim këto të dhëna për qëllimet e përshkruara më poshtë.
Emri, numri i telefonit dhe emaili
Ju do të përdorni formularin tonë në faqen e internetit për të paraqitur ankesën tuaj dhe për ta bërë këtë duhet të plotësoni emrin tuaj, numrin tuaj të telefonit dhe adresën tuaj të postës elektronike.
Si i përdorim informacionet e juaja
Ne do të përdorim informacionin tuaj vetëm për t’ju kontaktuar në lidhje me statusin e ankesës që keni regjistruar përmes faqes sonë të internetit, në faqet e mediave anëtare të AME-së. Ne gjithashtu mund t’ju kontaktojmë në rastet kur nevojiten informacione të mëtejshme për të vlerësuar ankesën tuaj. Në asnjë rast tjetër, nuk do t’ju përdorim informacione personale.
Shpërndarja e informacioneve me palët e treta
Në asnjë rast Aleanca për Media Etike nuk shet, ndan ose jep me qira kontaktet tuaja palëve të treta, dhe as nuk i përdor ato për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të përcaktuara në këtë politikë. Ne do të përdorim informacionin nga listat tuaja të kontaktit vetëm për qëllimet e sigurimit të informacionit shtesë mbi ankesat tuaja të paraqitura.Mund të na kërkohet të zbulojmë informacione tek autoritetet ligjore nëse ata e kërkojnë atë dhe kur ata kanë autorizimin e duhur, të tilla si një urdhër kërkimi ose një urdhër gjykate. Mund të shihet gjithashtu nga auditorët dhe këshilltarët tanë profesionalë vetëm për qëllimet e tyre profesionale.
Ruajtja e informacionit tuaj personal
Të dhënat tuaja personale do të mbahen nga Aleanca për Media Etike jo më gjatë sesa koha e nevojshme për realizimin e qëllimeve specifike për të cilat mbahen të dhënat personale. Më saktësisht, të dhënat personale do të mbahen për aq kohë sa ato do të mundësojnë veprimet e Aleancës për Media Etike në lidhje me qëllimin (et) e përpunimit të të dhënave personale (përveçse nëse kërkohet ndryshe nga ligji).
Mbrojtja e informacionit tuaj personal
Ne kujdesemi me ruajtjen e informacionit tuaj personal dhe detajeve të çdo transaksioni. Ne kemi masat e duhura organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat tuaja nga zbulimi ose përpunimi i paautorizuar.Sidoqoftë, nuk ka siguri absolute nga pirateria ose hackerat. Kjo është arsyeja pse në rast se një shkelje e sigurisë do të ndikonte mbi ju, Aleanca për Media Etike merr përsipër t’ju informojë pa vonesa të panevojshme dhe të përdorë përpjekjet e saj më të mira për të marrë të gjitha masat e mundshme për të neutralizuar ndërhyrjen dhe për të minimizuar ndikimet.Duhet të keni parasysh që çdo përdorues, klient ose hacker që zbulon dhe përfiton nga një shkelje e sigurisë e bën atë vetë të përgjegjshëm për ndjekje penale.
Si mund të fshij të dhënat e mija personale?
Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen duke na kontaktuar përmes formës sonë të kontaktit.Si mund të kontaktoj Aleancën për Media Etike në lidhje me të dhënat e mija personale? Ju mund të dërgoni pyetje ose ankesa këtu: https://aleancaetike.media/contact-us/Për ankesat nën GDPR, përdoruesit e shteteve të Bashkimit Evropian mund të paraqesin ankesa tek autoritetet e tyre lokale të mbikëqyrjes së mbrojtjes së të dhënave.

Si mund të mësoj për ndryshimet?
Ky version i politikës të privatësisë së Aleancës për Media Etike hynë në fuqi në datën e deklaruar në krye të kësaj faqe. Aleanca për Media Etike do të shpallë versionin tjetër këtu. Aleanca për Media Etike mund të ndryshojë mënyrën se si njofton ndryshimet në versionet e ardhshme. Ndërkohë, Aleanca për Media Etike mund të përditësojë informacionin e saj të kontaktit pa njoftuar një ndryshim.