Si të postosh një ankesë

Pranë AME-s mund të paraqesë ankesë çdo palë e interesuar, individ apo organizatë që pretendon se i është shkelur e drejta nga shkeljet e kodit ose keqpërdorimi i informacionit në një artikull të lajmeve, editorial, foto etj.

Edhe pse AME shqyrton të gjitha ankesat e paraqitura, që Bordi i Etikës të marrë një vendim duhet që ankesa e paraqitur të përqendrohet në një shkelje specifike të standardeve gazetareske ose etike. Ankesat që përfshijnë veprime ligjore ose shkeljet të natyrës ligjore nuk janë në kompetencën e Aleancës. AME pas shqyrtimit vendos në lidhje me trajtimin ose jo të një ankese.

Ankesën tuaj mund ta dërgoni duke klikuar tek butoni “Artikull joetik?” që gjendet në faqet e mediave anëtare të AME-s ku do ju hapet një formular të cilin duhet ta plotësoni. Formulari i ankesës përmban median në të cilën është kryer shkelja, datën e botimit të artikullit/shkrimit/videos, përshkrimin shkurt të arsyes përse ju ankoheni. Duhet të përcaktoni se çfarë kërkoni përmes ankesës:

  • Botimin e përgënjeshtrimit nga media përkatëse
  • Fshirjen e materialit të publikuar
  • Korrigjim
  • Ndjesën publike
  • Tjetër (plotësim )