18 Nëntor 2022

Aleanca për Media Etike zhvillon mbledhjen vjetore të saj

Aleanca për Media Etike zhvilloi më datën 3 Tetor të këtij viti takimin e radhës me mediat anëtare për të diskutuar rreth punës vjetore të kryer prej saj.

Gjatë takimit, një prej pikave të agjendës ishte zgjedhja e Bordit të ri të Etikës, ku u rivotua me një mandat 2- vjeçar Bordi aktual i përbërë nga 5 anëtarë: Mark Marku, pedagog nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Dorian Matlija, avokat nga Res Publica, Alice Taylor nga Exit.al, Klodiana Kapo nga Faktoje dhe Lorin Kadiu nga Citizens Channel.

Bordi i Etikës së Aleancës i rivotuar pa kundërshtim nga anëtarët do të vazhdojë të shqyrtojë ankesa të cilat vijnë nga çdo palë e interesuar e cila pretendon se i është shkelur e drejta nga shkeljet e kodit.

Gjatë mbledhjes, Aleanca paraqiti për anëtarët e saj edhe një raport vjetor për ankesat e ardhura, ku numërohen rreth 24 ankesa.

Aleanca për Media Etike nisi si një grup vullnetar i mediave shqiptare me 12 anëtare në themelimin e saj dhe sot numëron rreth 40 media të cilat janë pjesë e AME-s.

Aleanca për Media Etike është një grup vullnetar i mediave shqiptare të përkushtuara për të zbatuar rigorozisht Kodin e Etikës së Gazetarit. Anëtarët zbatojnë vendimet për shkelje në raportim të marra nga Bordi të Etikës, i përzgjedhur nga anëtarët e AME-s.
Kjo faqe interneti është ndërtuar me mbështetjen e UNESCO-s si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja "Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi". Përmbajtja e publikuar në këtë faqe interneti nuk përfaqëson pikëpamjet e UNESCO-s, as të Bashkimit Evropian. .