KLODIANA KAPO
Anëtare e Bordit të Etikës, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Faktoje
Klodiana Kapo i është bashkuar skuadrës së “Faktoje” në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive. Ajo vjen në këtë pozicion pas një eksperience trevjeçare si Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin në Organizatën Ndërkombëtare për fëmijë World Vision, ku së fundmi u vlerësuar nga zyra Globale, me çmimin “Global Brand Award”.
Klodiana vjen në “Faktoje” pas një karriere 16 vjeçare në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht çështjet sociale e më konkretisht edukimin dhe sistemin arsimor, shëndetësinë, zhvillimin e rinisë, etj. Në karrierën e saj, ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj të përjavshme në gazetën “Shqip”, dhe ka punuar si kryeredaktore në Televizionin Publik Shqiptar.
Klodiana numëron ndërkohë edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata jo qeveritare lokale dhe ndërkombëtare, si dhe është bashkautore në dy libra.