NENI 1
Bordi shqyrton të gjitha ankesat në lidhje me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në media. Si sekretari për ankesat shërben Këshilli Shqiptar i Medias.
NENI 2
Ankesat anonime nuk mund të merren parasysh.
NENI 3
Ankesat në lidhje me përmbajtjen e botuar në median e shkruar ose online mund të paraqitet nga çdo qytetar, persona juridikë dhe organizata civile dhe ndërkombëtare. Ankesa mund të paraqitet kundër një medie të caktuar.
NENI 4
Ankesat duhet të dorëzohen me shkrim ose elektronikisht tek zyrat e Këshillit Shqiptar të Medias; sipas procedurës që përcaktohet nga Bordi. Një ankesë mund të paraqitet brenda 3 muajsh nga botimi i artikullit / artikullit gazetaresk. Në rastet kur ankesa ka kaluar 3 muaj nga botimi i artikullit, do të merret parasysh sipas rastit por jo më vonë se një vit.
NENI 5
Para se ankesa të futet për shqyrtim nga Bordi, Kryetari/ ja vendos nëse ankesa është brenda kompetencave të Bordit të AME-s dhe në rast se ankesa nuk është në juridiksionin e Bordit, refuzohet ankesa dhe njoftohet aplikanti për arsyet pse është refuzuar.
NENI 6
Këshilli Shqiptar i Medias krijon një skedar për ankesat ndaj mediave anëtare të AME-s, të cilat shënohen me një numër protokolli.
NENI 7
Bordi i AME-s mblidhet të paktën një herë në muaj. Vendimet merren me një konsensus ose me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, nëse nuk mund të arrihet një konsensus.
NENI 8
Para fillimit të çdo seance, anëtarët e Bordit të AME-s deklarojnë qartë nëse kanë konflikt interesi për temën që do të diskutohet. Anëtari që ka një konflikt interesi përjashtohet nga diskutimi dhe nga vendimarrja për këtë ankesë.
NENI 9
Bordi ka detyrim të shqyrtojë të gjitha ankesat nën juridiksionin e tij, duke kërkuar nga ankimuesi, si dhe nga media kundër së cilës është depozituar një ankesë, të paraqesë të gjitha faktet dhe informacionet e nevojshme. Të gjitha informacionet e mbledhura janë bashkëngjitur në dosjen për këtë temë. Media kundër së cilës është depozituar ankesa do t’i përgjigjet kërkesës së Bordit dhe duhet të paraqesë informacionin e kërkuar brenda 7 ditëve të punës. Me kërkesë të medias, Bordi mund të vendosë një seancë dëgjimore, për median dhe ankimuesin.
NENI 10
Këshillit Shqiptar të Medias në konsultim me Kryetarin/en, në varësi të kompleksitetit të çështjes, duhet të fillojë një pajtim të palëve në mosmarrëveshje, si dhe të kërkojë nga media që të përdorë të drejtën e saj të përgjigjes ndaj personit që paraqet ankesën, domethënë, për të shpjeguar motivet dhe argumentet për botimin e artikullit.
NENI 11
Bordi i AME-s ka një afat prej një muaji për të marrë vendim mbi ankesën, përveç rasteve nëse ka arsye për zgjatjen e afatit, por jo më vonë se 3 muaj.
NENI 12
Vendimi i marrë nga Bordi do t’i dërgohet palëve brenda 7 ditëve.
NENI 13
Bordi do të kërkojë nga media shkelëse që të publikojë vendimin në të njëjtën hapësirë ku u botua teksti/artikulli që shkelte Kodin. Bordi është i detyruar të informojë anëtarët e AME-s për të gjitha situatat kur mediat nuk i publikuan vendimet e tyre. Nëse vendimi nuk publikohet brenda 7 ditëve, do të informohet Bordi dhe vendimi do t’u shpërndahet mediave të tjera anëtare të AME-s. Publikimi do të jetë falas për të gjithë anëtarët e mediave të Këshillit të AME-s. Publiku do të informohet çdo tre muaj, se cilat media nuk publikuan vendimet e Bordit.
NENI 14
Dokumentacioni për të gjitha materialet duhet të arkivohet në mënyrë të përshtatshme dhe të ruhet për të paktën pesë vite në arkiv.
NENI 15*
Bordi gjithashtu merr parasysh ankesat e shtypit kundër mediave që nuk janë anëtare të AME-s. Procedura për këto ankesa është e njëjtë me atë të anëtarëve të AME-s.
NENI 16
Anëtarët e Bordit nuk kanë të drejtë të shpjegojnë dhe komentojnë vendimet në publik. Artikujt dhe vendimet mund të shpjegohen nga një anëtar tjetër i Bordit, nëse anëtarët bien dakord për këtë, ose marrin një autorizim nga Kryetari/ja ose zëvendësi i tij / saj. Bordi përfaqësohet në publik nga Kryetari/ja, dhe në mungesë të tij / saj, nga zëvendësi i tij / saj.
NENI 17
Një anëtar i Bordit të AME-s mund të shkarkohet nga detyrat para skadimit të mandatit me kërkesë personale, nëse pa arsye nuk ka marrë pjesë në tre takime, nëse ai / ajo dëmtoi reputacionin e Bordit me sjelljen e tij / saj. Bordi i AME-s diskuton dhe vendos për përfundimin e detyrës.